top top logo


Jerusalem

Nje udhetim turistik ne Rumani

Udhetim ne Rumani - 3 nete/4 dite

 

Nga lumi madheshtor i Danubit dhe plazhet e Detit te Zi, ne keshtjellat e larta te ndertuara ne maja malesh misterioze, udhetimi juaj per ne Rumani do te jete i paharrueshem!

Itenerari jone ...

 

Dita 1 - 17.04.08

  • Fluturim Tirane - Bukuresht. Mberritja ne aeroport.
  • Bukuresht - Sinaia - Predeal - Bram - Brasov - Poiana Brasov
  • Nisje per ne Keshtjellen e Peles (ndertuar nga 1875-1883) ish rezidenca verore e mbretit Karol I i Rumanise, nje nga destinacionet qe ja vlen te vizitohet nga cdo turist. Brenda gjendet nje muzeum i famshem i cili permban koleksione pikturash, skulpturash, arme dhe mobilje te nje vlere te pacmueshme.
  • Keshtjella Bran
  • E ndertuar ne shekullin e 13 si nje fortese midis Transilvanise dhe Vallachias eshte nje pike referimi per turizmin Rumun si per bukurine e saj ashtu edhe per legjenden e Kontit Drakula fantazmat e te cilit akoma verdallosen ne ato ane.
  • Poiana Brasov eshte nje nga resortet malore me pamje prrallore ne nje zone plot tradita. Resorti ofron argetim si veror dhe dimeror.
  • Tur panoramik i qytetit Brasov qe perfshin vizite ne Kishen e Zeze (ndertesa me e madhe e stilit Gotik ne Rumani e ndertuar nga 1384-1477) dhe Sheshi i Qytetit te Vjeter.
  • Akomodim ne hotel me 4* ne Poiana Brasov

Dita 2 - 18.04.08

Poiana Brasov - Sighisoara - Sibiu

Sighisoara eshte fortesa me e ruajtur e mesjetes ne Europe dhe e vetmja e cila banohet ende. Turi vazhdon per te Muzeu i Kulles (monumenti me i vjeter i stilit Austriak barok ne Transilvani), Shkallet e Mbuluara, Kisha mbi koder (me e vjetra ne Rumani nga viti 1345), koleksioni mesjetar i armeve.

Ne mbremje shetitje panoramike e Sibiut qe eshte dhe ish Kryeqyteti Europian i Kultures per vitin 2007.

Akomodim ne hotel me 3* ne Sibiu.

Dita 3 - 19.04.08

Sibiu - Curtea De Arges - Bukuresht

Manastiti i Kozias - I ngritur nga Mircea cel Batran ne 1388, eshte nje nga monumentet me me vlere te artit dhe arkitektures mesjetare.

Curtea De Arges - Manastiri dhe shatervani i famshem sipas legjendes se mjeshtrit te ndertimit Manole.

Kthim ne Bukuresht dhe akomodim ne hotel me 4* ne Bukuresht.

Dita 4 - 20.04.08

Mengjesi.

Kohe e lire per te eksploruar qytetin si dhe per psonisje.

Transferte per ne aeroport per kthimin ne Tirane.

 

Cmimi xxx Eur.

 

Ne cmim perfshihen:

1. Udhetimi me avjon, Tirane - Bukuresht - Tirane

2. Transport me mjet te kondicionuar Mercedez D Class

3. Guide ne Anglisht

4. 2 nete me akomodim ne hotel me 3* dhe 4* HB (mengjes, darke)

5. Biletat e vizitave ne objektivat e permendur

6. Vizat per ne Rumani

 

Ne cmim nuk perfshihen:

1. Te gjitha gjerat qe nuk jane permendur me siper.

 

Hotelet qe do te perdoren jane:

Ne Poiana Brasov - Alpin 4* / Piatra Mare 4*

Sibiu - Continental 4* / Parc 3*

 

Dallanadyshe Travel and Tours

Hotel Tirana International

Tel: 04 230012

Fax: 04 247935

info@dallandyshja.com, dallandyshetravel@yahoo.com

Romania

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Romanian Athenaum


Bucharest





Sinaia - Peles Castle


Dracula's Castle


Mount Olives