Fluturim Direkt per ne Viene


Vienna

Nje udhetim turistik ne Kryeqytetin Kulturor te Europes

Udhetim ne Viene/Austri - 3 nete/4 dite

Vjena duhet renditur si nje prej kryeqyteteve me baroke dhe me te bukura ne Europe. Nje qytet valsi, kremi, kulture te larte, embelsirash te shumllojshme, nje qytet joshes dhe nje vend romantik. Por edhe me gjithe kete tradite, ne menyre paradoksale Viena eshte vendlindja e modernizmit. Pa Klimtin, Schielen, Loosen, dhe Frojdin, drejtimi i muzikes perendimore, arkitektures, piktures dhe literatures do te ishin shume ndryshe...

Nxitoni te rezervoni ! Do te jete nje udhetim magjeps !

Itenerari jone ...

 

Dita 1 - 27.11.08

  • Fluturim pa ndalese Tirane - Viene. Mberritja ne aeroportin e Vienes.

Asistence nga shoqeruesi jone dhe nisje per ne hotel.

Akomodim ne hotel Airo Tower (i rinovuar para nje viti, 3 min me metro nga qendra).

Kohe e lire per tu shlodhur por edhe per te eksploruar qytetin.

Darka dhe fjetja ne hotel.

Dita 2 - 28.11.08

Mengjesi ne hotel.

Vizite gjysem dite ne Viene. Fillojme nga Ringstrasse, bulevardi me tre korsi i cili rrethon zemren e qytetit. Admironi ndertesat e famshme si: Shtepia Shteterore e Operas, Pallati Perandorak (Hofburg), Muzeumi i Arteve te Bukura si dhe ai i Historise Natyrore, Parlamenti, Bashkia, Teatri Burg (Burgtheater), Universiteti dhe Kisha e Vows si dhe disa nga kopshtet me te bukura te qytetit. Do te ndalojme te kopshtet e Pallatit Belvedere, pozicion me nje pamje te mrekullueshme te horizontit te Vienes.

Me pas do te vizitohet pjesa e re e Vienes me ndertesat e artit modern: Donauinseli i famshem, Qyteti Uno dhe Donauturmi.

Dreke* ne restorant ne qender te qytetit dhe kthimi ne hotel

Pasditja e lire per te shetitur neper qytet.

Darka dhe fjetja ne hotel.

Dita 3 - 29.11.08

Mengjesi ne hotel.

Shetitje gjysem ditore neper Viene. Kjo shetitje do t'ju ofroje nje pamje te pergjithshme te historise dhe struktures se qytetit. Do t'ju cojme neper rruget me elegante dhe me te bukura te Vienes si dhe ne pikat me te rendesishme. Do te fokusohemi ne Hofburg, rezidenca e Habsburgsve per afersisht 650 vjet si dhe ne katedralen e Shen Stefanit, piken qendrore ne Viene. Nuk do te ngelet asnje histori pa u treguar...

Dreka* ne restorant ne qytet.

Kthimi ne hotel me autobus dhe pasditja e lire per te shetitur neper qytet.

Darka dhe fjetja ne hotel.

Dita 4 - 30.11.08

Mengjesi ne hotel.

Nisje per ne nje qender tregtare ku do te jepet kohe e lire per shopping.

Kohe e lire per shetitje.

Transferim per ne aeroportin e Vienes dhe kthim ne Tirane.

 

*Ky itenerar eshte subjekt i ndryshimeve te vogla.

*Drekat nuk jane te perfshira ne cmim.

 

Cmimi 655 Eur.

 

Ne cmim perfshihen:

1. Udhetimi me linje direkte Tirane - Viene - Tirane

2. Hotel Airo Tower me sherbim HB (mengjes, darke)

3. Transport me autobus modern per gjate gjithe itenerarit sipas programit.

4. Guide profesionale

* Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome dyshe.

 

Ne cmim nuk perfshihen:

1. Drekat.

2. Vizat

3. Te gjitha gjerat qe nuk jane permendur me siper.

 

Dallanadyshe Travel and Tours

Hotel Tirana International

Tel: 04 230012

Fax: 04 247935

info@dallandyshja.com

dallandyshetravel@yahoo.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vienna

 

Vienna

 

Vienna

 

Vienna

 

Vienna

 

Vienna

 

Vienna

 

Vienna

 

Vienna

 

Vienna

 

Austria